Ekonomia gjermane drejt recesionit

Pandemia e koronavirusit po çon drejt një recesioni të plotë ekonominë më të madhe në Europë, atë gjermane, sipas insitucioneve kryesore në Gjermani.

Studiuesit konkluduan që Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) do të binte me 4.2% këtë vit për shkak të bllokimit të shkaktuar nga virusi.

Ekspertët thanë se prodhimi ekonomik ka të ngjarë të jetë pakësuar me 1.9% vetëm në tre muajt e parë të vitit, ndërsa shifrat zyrtare për tremujorin e parë do të dalin nga Zyra Federale e Statistikave (Destatis) në 15 maj.

Reklama e sponzorizuar

Shoku i tremujorit të dytë (T2)

Alarmante pritet të paraqitet tremujori i dytë për ekonominë gjermane. Institutet e hulumtimit parashikuan të mërkurën një rënie të PBB-së me 9.8%, duke theksuar se kjo do të ishte rënia më e mprehtë e regjistruar ndonjëherë në vend që nga viti 1970.

Ulja e pritshme e T2 do të ishte më shumë se dy herë e pjerrët se rënia gjatë krizës financiare globale në tremujorin e parë të 2009, nënvizoi Instituti ifo me qendër në Mynih.

“Recesioni po lë shenja shumë të qarta në tregun e punës dhe buxhetin e qeverisë,” paralajmëroi kreu i parashikimeve në ifo, Timo Wollmershäuser.

“Në kulmin e saj, shkalla e papunësisë do të rritet në 5.9% këtë vit, dhe radhët e punonjësve me kohë të shkurtër do të rriten në 2.5 milion gjatë vitit.”

Në fokus kundërmasat

Institutet vunë në dukje se masat e marra për situatën e krizës do të çonin në një defiçit rekord të kombinuar prej 159 miliardë eurosh (173 miliardë dollarë). Borxhi bruto pritet të rritet në 70% të PBB-së në vitin 2020.

Sidoqoftë, ekspertët ranë dakord se Gjermania ishte në një pozitë relativisht të mirë për të rimarrë veten pasi të mbaronte pandemia.

“Duke pasur parasysh situatën e tij të favorshme financiare, qeveria gjermane mund të lejojë të miratojë masa të gjera për të qetësuar pasojat negative afatshkurtra për kompanitë dhe familjet private,” vuri në dukje Wollmershäuser.

Skenari i rikuperimit

Studiuesit parashikojnë një rikuperim të shpejtë pas pandemisë dhe thanë se ekonomia mund të zgjerohet me 5.8% vitin e ardhshëm. Përpjekjet për të rifilluar ekonominë hap pas hapi pas bllokimit mund të goditen në rastin më të keq nëse do të ketë një valë të dytë të përhapjes së viruist Covid-19./DW