Ekonomia globale tashmë e vendosur për tkurrjen historike

Eknomia globale po përballet me kolapsin më të keq që nga lufta e dytë botërore ndërsa koronavirusi filloi të godasë në Mars, shumë më përpara kulmit të krizës, sipas indeksit të fundit të gjurmimit të Brookings-FT.

Indeksi vjen në kohën që FMN përgatitet të zhvillojë takimet virtuale të pranverës këtë javë, ku ajo do të nxjerrë parashikime që tregojnë tkurrjet më të thella për ekonominë globale që nga depresioni i madh i viteve 1930.

Me treguesit e besimit që kanë rënë në greminë, tregjet financiare të gjendur në trazira, treguesit ekonomikë që bien, si dhe falimentimet dhe humbjet e vendeve të punës do të lënë plagë të thella në ekonominë botërore dhe do të pengojë shërimin e saj për një kohë të gjatë në të ardhmen, sugjerojnë të dhënat.

Reklama e sponzorizuar

Kristalina Georgieva, drejtuese e FMN, tha që 170 nga 189 vendet e saj anëtare do të vuanin rënien e prodhimeve për frymë në vitin 2020.

“Paraqitja e errët vlen edhe për ekonomitë e përparuara dhe ato në zhvillim. Kjo krizë nuk njeh kufij. Të gjithë do të vuajnë, “tha ajo.

Tre muaj më parë, fondi kishte parashikuar rritje të prosperitetit në 160 vende.

Me asnjë vend me imunitet nga kriza Covid-19, një rikuperim pasi bllokimit ka të ngjarë të jetë më i ngadaltë nga sa shpresohej, tha profesori Eswar Prasad nga Instituti i Brookings, i cili nënvizoi mungesën e një reagimi të koordinuar të politikës nga qeveritë.

“Pamundësia e qeverive kombëtare për t’u bashkuar edhe në një kohë kaq kritike për të krijuar një front të përbashkët kundër pandemisë, nxjerr në pah një thyerje të rrezikshme të bashkëpunimit ndërkombëtar. Kjo po dëmton më tej besimin e biznesit dhe konsumatorit, të cilët tashmë janë në rënie të lirë,”, tha Prof Prasad.

Indeksi i Gjurmimit të Brookings-FT për Rimëkëmbjen Ekonomike Globale (Tiger) krahason treguesit e aktivitetit real, tregjet financiare dhe besimin e investitorëve me mesataret e tyre historike për ekonominë globale dhe për secilin nga vendet.

Ai tregoi rënie të mëdha historike në treguesit financiarë, të dhënat reale ekonomike dhe treguesit e besimit në Mars, shumë përpara efekteve më të këqija në ekonomitë e shumicës së vendeve.

Vetëm në Kinë të dhënat po stabilizohen, pasi virusi u shfaq shumë më herët, së pari në pronvincën kineze Wuhan.

“Në disa aspekte, ekonomia e Kinës është e ndërtuar për t’i bërë ballë goditjeve të tilla masive në krahasim me ekonomitë e tregut. Por ekonomia është akoma larg të qënit jashtë rrezikut, veçanërisht me rritjen e papunësisë, kërkesa e brendshme dhe e jashtme ka të ngjarë të mbetet e dobët, dhe duke pasur parasysh rreziqet e një valë të dytë të infeksionit”, tha Prof Prasad.

Shumë ekonomi të tjera në zhvillim duhet të merren jo vetëm me një krizë shëndetësore dhe ekonomike, por edhe me një humbje të kapitalit më keq sesa në krizën financiare globale 2008-09 dhe një rënie të papritur të kërkesës për eksportet e tyre.

Leximi i zymtë i indeksit Tiger është në përputhje me indekset dhe parashikimet e tjera ekonomike, të cilat tregojnë gjithnjë e më shumë momentin më të vështirë për ekonominë globale në gati një shekull.

Instituti i Ekonomisë Ndërkombëtare Peterson parashikon se papunësia në Shtetet e Bashkuara do të arrijë gati 20 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti dhe eurozona do të pësojë një rënie prej 12 për qind të produktit të brendshëm bruto.

Në Mbretërinë e Bashkuar, Instituti Kombëtar i Kërkimeve Ekonomike dhe Sociale parashikon që deri në fund të tremujorit të dytë, prodhimi në Mbretërinë e Bashkuar do të ishte 25 për qind më i ulët se në fillim të vitit, përpara se të fillojë të rimëkëmbet./Monitor/ /Financial Times/