Prodhimi i brendshëm bruto PBB pritet të bjerë për 6.7 për qind, parashikon grupi përgjegjës i ekspertëve nga Qeveria Federale.
Sekretariati Shtetëror për Economi (Seco), pret që ekonomia zvicerane të pësojë një rënie shumë të theksuar këtë vit, si pasojë e krizës së koronavirusit. Prodhimi i brendshëm bruto PBB pritet të bjerë për 6.7 për qind, parashikon grupi përgjegjës i ekspertëve nga Qeveria Federale, shkruan srf.ch.
Kjo është rënia më e madhe që nga viti 1975, kur Zvicrën si dhe pjesën më të madhe të botës e kishte kapur kriza e naftës.
Sa i përket punësimit, Seco parashikon një papunësi mesatare prej 3.9 për qind gjatë gjithë vitit, transmeton albinfo.ch. Ndërsa për vitin 2021 kjo shkallë mund të ngjitet madje në 4.1%. Për krahasim: në vitin 2019 shkalla vjetore e papunësisë ishte 2.3 për qind.
Megjithatë, paqartësitë në parashikime janë të larta dhe nuk ka ende të dhëna të mjaftueshme për një prognozë përfundimtare.
Ekonomia ka gjasa të rimarrë veten në vitin 2021 – megjithëse ngadalë.