Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Rexhepi i cili është përmendur si një nga deputetët që nuk do të votojë Qeverinë e re me Kryeministër Avdullah Hoti, duket se ka ndërruar mendje.
Ai sot la të nënkuptojë se do ta votojë Qeverinë Hoti duke thënë se vendit i duhen institucionet e reja sa më shpejtë, njofton Klan Kosova.
Pos kësaj Rexhepi lavdëroi fort kryeministrin në detyrë Albin Kurti duke e quajtur intelektual të madh.
Megjithatë kur është pyetur direkt se: ‘A do të jetë Avdullah Hoti Kryeministër?’, deputeti nga Gjilani tha se ky është vendim që do ta merr Parlamenti e jo dikush tjetër, njofton Klan Kosova.