Kufijtë doganorë dhe barrierat duhet t’i takojnë të kaluarës, tani vendi dhe bota do të përballet me një trend të ri ekonomik.
Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, tha se afërsia me vendet e rajonit është prioritet, andaj kërkoi ai që të fillojë dialogu me Serbinë e të forcohet partneriteti me vendet që ndihmuan pavarësinë e Kosovës.
Në këtë situatë emergjente vlerësohet se minimizimi i shpenzimeve është një ndër indikatorët kyç të të bërit biznes.
“Në rend të parë duhet të kuptohet se po flasim për një trend të ri ekonomik. Bota nuk do të jetë siç ka qenë. Në vitet e 90-ta kemi pasur një renditje botërore tani kemi një renditje të re ekonomike botërore. Kjo do të thotë se po flasim për një situatë emergjente ku kufijtë dhe barrierat tregtare duhet t’i takojnë të kaluarës. Është e vërtetë që minimizimi i shpenzimeve është një ndër indikatorët kyç e të bërit biznes në botë”.
“Afërsia për të bërë biznes më vendet e rajonit është prioritete e në veçanti kur kemi të bëjmë më një situatë emergjent si është tani duke dominuar në këtë drejtim do të thotë nuk bëhet nder dhe nuk avancohet zhvillimi ekonomik përmes barrierave. Këto t’i takojnë të kaluarës të hapët dialogu dhe të forcohet partneriteti i institucioneve kredibile që janë edhe sponsorizues të Pavarësisë së Kosovës”, theksoi Gërxhaliu.
Me tej, Gërxhaliu potencoi se nevojiten kampanja vetdijesuese për përdorim të prodhimeve vendore, e kjo sipas tij do të ndikoj në zhvillimin ekonomik të vendit.
“Duhet të punohet në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve, doza e nacionalizmit nuk është pengesë në këtë drejtim sa më tepër të kemi kampanja vetdijesuese që të përdoren shërbimet vendore do të jetë në funksion të zhvillimit ekonomik”, tha ai për EO.
Por, Gërxhaliu tha se duhet të lirohet ekonomia nuk politizimi si dhe të jetë një nga faktorët i rëndësishëm në proceset integruese.
“Është koha ekonomia të lirohet nga politizimi e të flasin ekspertët. Ekonomia të jetë indikatorët kyç për stabilitet ekonomik, politik dhe për përjashtim të proceseve integruese. Në këtë kohë të krijohen barrierat për prodhime farmaceutike, ndërtimtari që është sektori kyç të zhvillimit ekonomik”, u shpreh ai.