Gjashtëqind anëtarë të ushtrisë franceze kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, njoftoi ministri francez i Mbrojtjes, Florence Parly.
“Situata ka agravuar dhe ne po e ndjekim atë nga afër,” tha ministri, duke shtuar: “Kapaciteti ynë operacional nuk do të ndikohet.”
Të enjten, ministria njoftoi se katër ushtarë francezë nga operacioni anti-xhihadist Barkhane në Sahel – një rajon i Afrikës Perëndimore dhe Veri-Qendrore, që shtrihet nga Senegali në Sudan, kishin rezultuar pozitivë ndaj testit të koronavirusit