Dje në Rahovec është gjetur një person i vdekur. Me vendim të Prokurorit, trupi i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjorë për obduksion, raporton Express.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.
“Rahovec 17.04.2020-14:15. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion’, thuhet në raport.