Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka konfirmuar se ka refuzuar ftesën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, për një tryezë të përbashkët për luftimin e Covid-19.
Kurti ka ftuar krerët e partive që të koordinohen dhe të bashkëpunojnë për luftën ndaj Covid-19, transmeton Koha.net.
Haradinaj ka shkruar se, “përmes kësaj letre i jam përgjigjur ftesës së Kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, për pjesëmarrje në tryezën lidhur me pandeminë Covid-19”.
Haradinaj, ndër të tjerash, e akuzon Kurtin për mos menaxhim të mirë të situatës së pandemisë, duke ia përmendur edhe “shkeljet kushtetuese për lëvizjen e qytetarëve”.
ftesat tuaja janë të vona e në raport me zhvillimin dhe nuk janë të kualifikuara me legjitimitet institucional e politik, me kënaqësi ju njoftoj se nuk do të marrë pjesë asnjëherë në tryezat e tilla”, ka shkruar Haradinaj.