Rrethojat rreth ndërtesës në të cilën është e vendosur Ministria e Infrastrukturës janë hequr të enjten.
Në pamjet e siguruara nga KOHA, shihen punëtorët duke i larguar ato.
Heqja e tyre vjen pas vendimit të marrë javën e kaluar, nga Qeveria në detyrë, e cila i kishte quajtur ato të panevojshme.
“Në mes sheshit të qytetarëve dhe oborrit të Qeverisë nuk duhet të ketë pengesa të tilla”, është thënë në shpjegimin e dhënë nga Qeveria në detyrë e Kosovës.