Rrethojat rreth objektit të Qeverisë janë hequr sot.
Vendimi është marrë nga Qeveria në detyrë, e cila ka thënë se ato janë të panevojshme.
“Në mes sheshit të qytetarëve dhe oborrit të Qeverisë nuk duhet të ketë pengesa të tilla”, thuhet në shpjegimin e dhënë nga Qeveria në detyrë e Kosovës, transmeton KOHA.