nëtari i Kryesisë në LDK, Avdullah Hoti, ka thënë se ata kanë formuar një grup të ekspertëve të fushave të ndryshme, të cilët po bëjnë vlerësimet e pasojave ekonomike dhe sociale që mund të jenë gjatë këtij viti nga pandemia COVID-19.
“Bazuar në këtë vlerësime, ekspertët do të zhvillojnë masat konkrete për mbështetje të: ekonomisë private dhe punësimit, ndërmarrjeve publike, bujqësisë, sektorit të prodhimit, mbrojtjen e grupeve më të rrezikuara të shoqërisë siç janë ata që janë në skema sociale dhe ata që mbesin të papunë si rezultat i pandemisë, e kështu me radhë”.
“Masat do të jenë gjithëpërfshirëse për sivjet dhe vitin e ardhshëm dhe do të përfshijnë pako të ligjeve që stimulojnë sektorin privat dhe që sigurojnë diskrecion të Qeverisë për të mobilizuar financim adekuat për rimëkëmbje të shpejtë ekonomike”.
Hoti ka thënë se qëllimi primar i masave do të jetë mobilizimi i të gjitha burimeve të financimit për rimëkëmbje të shpejtë të sektorit privat dhe punësimit, dhe mbrojtje sociale adekuate për grupet më të rrezikuara.
“Por, në të njëjtën kohë masat do sigurojmë likuiditetin e sistemit bankar, si dhe qëndrueshmërinë e buxhetit të shtetit përmes një deficiti buxhetor dhe borxhi publik të përballueshëm në afat të shkurtë dhe afat të mesëm”, ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook.