Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se banorët e kompleksit “Rrezja” janë karantinuar si masë mbrojtëse për përhapjen e #covid19.
“Si Komunë, përmes Qendrës Operative po përkujdesemi që këta banorë dhe të gjithë të tjerët të infektuar me #covid19 në Prishtinë të kontaktohen për të përcjellur gjendjen e tyre dhe për të marrë kërkesat e tyre për ushqim e barëra.
Në ndërkohë, sot është bërë pastrimi i thellë i rrugëve rreth kompleksit “Rrezja”dhe dezinfektimi i ndërtesës në tërësi.
Poashtu, kemi ka dhuruar 10 palë rroba mbrojtëse për punëtorët e kompanisë së dezinfektimit.
Vazhdo #rriNshpi dhe të gjithë e tejkalojmë më shpejt këtë sfidë”, shkruan ai./