KEDS: Zjarri i vënë nga persona të papërgjegjshëm shkakton dëme në rrjetin elektrik

KEDS-i ka njoftuar se një zjarr i ndezur nga persona të papërgjegjshëm ka shkaktuar dëme në Daljet “Graçanica 1”, “Graçanica 2” dhe Dalja “Hajvalia”.

Viktor Buzhala, zëdhënës i KEDS-it, ka thënë se si pasojë e zjarrit, shumë shtylla elektrike janë dëmtuar së bashku me përçues dhe largpërçuesin 35kV që furnizon Daljen “Badovci”, prandaj thotë se KEDS-i me ekipe shtesë po e menaxhon situatën duke u munduar që sa më parë të staibilizojë gjendjen.

Reklama e sponzorizuar

“Po ashtu, dy fshatra në Mitrovicë (Maxhera dhe Dedi) pikërisht për shkak të zjarrit po përballen me mungesë të energjisë elektrike”, ka thënë Buzhala.

Sipas tij, një gjest i tillë, përpos që ka dëmtuar asetet e kompanisë, “ka shqetësuar dhe lënë pa energji elektrike konsumatorët teksa të gjithë po përballen me COVID-19, megjithatë ne kërkojmë nga konsumatorët mirëkuptim, ngase situate të tilla janë të paparashikueshme”.