Këshilltari politik i Albin Kurtit , Shkelzen Gashi është thirrur nga Policia.
Lajmin e ka bërë publik vetë zoti Gashi nëpërmjet një shkrimi në Facebook raporton Gazeta Blic.
“Sot, më 23 prill 2020, mora ftesë nga Policia e Kosovës që, në cilësinë e të dyshuarit, të paraqitem nesër në ora 10:00 në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda, për t’u marrë në pyetje në lidhje me rastin «kanosje». Në pyetjen time se kënd e kam kanosur, më thanë se, përmes një postimi në Facebook kam bërë thirrje për rezistencë… :D” shkruan Gashi .
Postimi i plotë:
Sot, më 23 prill 2020, mora ftesë nga Policia e Kosovës që, në cilësinë e të dyshuarit, të paraqitem nesër në ora 10:00 në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda, për t’u marrë në pyetje në lidhje me rastin «kanosje». Në pyetjen time se kënd e kam kanosur, më thanë se, përmes një postimi në Facebook kam bërë thirrje për rezistencë… ?
Nësër në ora 10:00 do të shkoj në drejtorinë në fjalë sepse i kam edhe unë disa pyetje për ta