Kurti e Shala mirëpresin pavarësimin e Kosovës në rrjetin energjetik

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti dhe kryeshefi i KOSTT-it e kanë mirëpritur pavarësinë e Kosovës në rrjetin energjetik.

Republika e Kosovës do të kontrollojë kufijtë e vet energjetikë, duke dalë përfundimisht nga blloku rregullues SMM (Serbi, Mali i Zi dhe Maqedoni e Veriut) dhe duke iu bashkuar Bllokut Rregullues të Sistemeve Energjetike Kosovë-Shqipëri.

Deri te kjo ka ardhur pasi të hënën, dje, është votuar Marrëveshja e re e Kyçjes në mes të Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energji (ENTSO).

Reklama e sponzorizuar

“Marrëveshja i hapë rrugë interkonëksionit me Shqipërinë. 22 operatorë kanë votuar për, dhe kanë mundësuar që ne të bëhemi të pavarur në energji”, tha Kurti, raporton Koha.

Ndërkaq Ilir Shala, Kryeshef i KOSTT-it

“Kryeministrin e njoftuam për marrëveshjen. KOSTT-it do t’i njihen kufijtë energjetik. Mungesa e marrëveshjes ka pasur kosto në veriun e Kosovës. Pas kësaj marrëveshjeje do të operojmë të pavarur. Do të bëhet edhe fillimi i inkasimit të shpenzimeve në veri të vendit”, tha Shala.