SHIFK dhe ARC diskutojnë për rritjen e sigurisë tek përdorimi i të dhënave personale

Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Inovacionit Financiar të Kosovës – SHIFK Venhar Hana, të premten ka takuar Drejtorin e Departamentit të Regjistrit Civil Bekim Hoxha.

Në takim, Hana ka diskutuar lidhur me mundësitë që kompanitë private që ofrojnë shërbime financiare të kenë qasje të kufizuar në të dhënat personale të klientëve të tyre, atëherë kur qasja në këto të dhëna të jetë i lejuar shprehimisht nga klienti.

Nga Hoxha, drejtori i SHIFK është njoftuar se Agjencia për Regjistrimin Civil të cilën ai drejton, është duke punuar në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës ligjore ashtu që të mundësohet qasja dhe përdorimi i të dhënave personale nga subjektet përkatëse, në mënyrë që përmes teknologjisë të ofrohen shërbime sa më të mira dhe të përshtatshme për konsumatorët.

Reklama e sponzorizuar

Përdorimi i të dhënave personale gjithëherë duhet të bëhet në pajtim të plotë me legjislacionin në fuqi, ashtu që të dhënat e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës të jenë të mbrojtura në çdo kohë.