Protestat e paralajmëruar në rrjete sociale nga përkrahësit e Albin Kurtit, kryeministri thotë se nuk do të provojë t’i ndalojë. Tutje ai thotë se duhet të respektohen masa e ndërmarra në kohën e pandemisë.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në konferencën për media, kur është pyetur për paralajmërimet për protesta pas rrëzimit të tij, ka thënë se ai nuk mund dhe nuk do t’i ndaloj protestat, edhe pse në kohë pandemie.
“Unë nuk mund t’i ndaloj dhe nuk dua t’i ndaloj qytetarët që të shprehen. Si qeveri në detyrë ne jemi të thirrur të garantojmë lirinë e shprehjes për qytetarët. Tash jemi në një situatë pandemie dhe duhet të respektohet vendimet e minsitrisë dhe këshillat e mjekëve dhe ekspertëve të IKSHPK’së”, ka thënë ai, transmeton Gazeta Express.
Kurti tutje uron që prokurorët dhe policia të mos i thërrasë përkrahësit e tij dhe aktivistët e Vetëvendosjes, ashtu sic e kanë ftuar këshilltarin e tij politik, Shkëlzen Gashin.
“Nuk arrij t’i ndjek rrjetet sociale. Urojmë që sikur e thirrën këshilltarin e aktivistin Shkëlzen Gashin, që mos të ketë prokurorë e polic që do t’i thërrasin në biseda informative. Bisedat informative i përkasin shekullit të kaluar”, tha Kurti.