Largime masive nga puna në Francë

Eiffel Tower or Tour Eiffel aerial view, is a wrought iron lattice tower on the Champ de Mars in Paris, France

Rreth 3,6 milionë punëtorë në Francë kanë mbetur pa punë për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), njoftoi ministrja franceze e Punës, Muriel Penicaud.

Në një deklaratë, Penicaud tha se 337 mijë firma të dëmtuara ekonomikisht nga pandemia kanë nxjerrë nga puna gjithsej 3,6 milionë punëtorë.

Ajo tha se ky largim masiv nga puna i kushton shtetit 11 miliardë euro.

Reklama e sponzorizuar

Të larguarit nga puna do të marrin 70 për qind të pagës së tyre nga shteti.

Nga ana tjetër, ministri i Banimit Julien Denormandie tha për një gazetë franceze se shteti do të ndihmojë me nga 7 euro në ditë rreth 60 mijë persona të pastrehë, me një total prej 15 milionë eurosh të dedikuara për këtë qëllim.

Franca ka siguruar 5 mijë vende në hotele për të pastrehët që kanë mbetur në rrugë dhe ka ndërtuar vende me kapacitet për 1.300 persona në 40 qendra të ndryshme.

Në Francë deri më tani jetën kanë humbur 4.032 persona nga COVID-19, kurse numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 56.989.