Mbi 3 milionë të infektuar me Covid-19 në mbarë botën

Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në mbi 3 milionë, përkatësisht 3,065,244 sipas Worldometers.

Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në mbi 211.216.

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, pason Italia, më pas Spanja, Franca dhe Britania e Madhe.

Reklama e sponzorizuar

Në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është mbi 4 mijë.

Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia Covid-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani, 922,885 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 1,9 milion raste aktive që presin të shërohen.