Është mbledhur bordi i Telekomit të Kosovës. Gjatë kësaj mbledhjeje pritet të shkarkohet kryeshefi i Telekomit, Bedri Istrefi dhe drejtori financiar, Armand Osaj.
Pjese e kësaj mbledhjeje sipas informacioneve që ka KOHA pritet të jetë edhe ministrja e MEPTINI-s Rozeta Hajdari.
Ndërkaq pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë duke qëndruar afër objektit të Postës. Merret vesh se policia ka shtuar praninë e saj për shkak të situatës së tensionuar në këtë mbledhje.