Milano, bursat evropiane hapen me rritje

Bursat evropiane filluan me rritje sot në mëngjes, ndërkohë që sytë e të gjithëve janë drejtuar në takimin e OPEC+ dhe mbërritjen e parashikimeve nga ana e Bankës Qendrore Evropiane.

Rritja e çmimeve të naftës shtyu edhe rritjen e bursave, pas deklaratë së presidentit amerikan, Donald Trump, i cili theksoi se ishte i sigurt për një marrëveshje midis Rusisë dhe Arabisë Saudite në çështjen e kuotave të prodhimit të naftës bruto.

Në frontin e valutës, euro vazhdon të mbetet e qëndrueshme në 1,086 krahasuar me dollarin.

Reklama e sponzorizuar

Më poshtë pasqyra e bursave kryesore europiane:

Parisi (+ 1,57%)

Frankfurti (+ 1,53%)

Londra (+ 1,46%) dhe

Madridi (+ 1,4%)./