Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa ka premtuar më shumë përkrahje për blegtorët.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Mustafa ka thënë se blegtorët do të kenë më shumë përkrahje dhe partneritet nga Ministria që së bashku t’i bëjmë ballë gjendjes emergjente.
“Blegtorët tonë do të kenë më shumë përkrahje dhe partneritet nga Ministria që së bashku t’i bëjmë ballë gjendjes emergjente, për të siguruar sa më shumë ushqim cilësor për familjet tona”, ka shkruar Mustafa./Express