Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, sot do të mbajë një konferencë në lidhje me masat e reja që do të ndërmerren në Kosovë rreth COVID-19
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë, ku është theksuar se konferenca do të fillojë në orën 15:30.
“Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Arben Vitia, mban sot më 30 prill 2020 konferencë për media. Temë e konferencës do të jenë masat e reja rreth Covid-19 në Kosovë. Konferenca mbahet në Ministri të Shëndetësisë, nga ora 15:30”, thuhet në njoftim.
Bazuar në masat që janë të vlefshme deri më datën 4 maj, të vendosura nga Ministria në detyrë e Shëndetësisë, qytetarët mund të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm për 90 minuta në ditë, me qëllim furnizimi.
Orari i daljes është i organizuar në shtatë grupe, nga ora 07:00 deri në 22:30, dhe përcaktohet nga numri i parafundit personal në letërnjoftim.
Këto masa do të vlejnë deri më 4 maj, por do të shqyrtohen në varësi të rezultateve, jo më vonë se data 30 prill