Muhamet Mustafa i reagon Vuçiqit: Shteti serb nuk ka argumente të merr hise në Ujman

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovë, Muhamet Mustafa i ka reaguar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq lidhur me pretendimet se për fatin e Liqenit të Ujmanit do të flasin me përfaqësuesit evropian.

Mustafa në këtë reagim thotë se, shteti serb nuk ka asnjë argument që të marr hise në Ujman.

Reklama e sponzorizuar

“Shteti Serb nuk ka asnjë argument (kushtetues, financiar, pronësor, politik, historik) që të pretendojë të bëhët hisenik i Ujmanit. Investimi në Ujman ka qenë krejtësisht i denjuar, udhëhequr, financuar dhe menaxhuar nga Qeveria e Kosovës, i financuar nga Buxheti i Kosovës dhe huat duke e përfshirë edhe kredinë nga Banka Botërore , përçaka garncionet burimore i ka dhënë Kuvendi Kosovës, nëpërmjet Bankës Popullore të Kosovës dhe Bankës se Bashkuar të Kosovës, nëpërmjet të të cilave edhe janë kthyer kreditë. Serbia nuk ka investuar asnjë cent nga buxheti i saj në Ujman”, shkruan Mustafa në Facebook.

Po ashtu, profesori universitar argumenton se, shpronësimi i tokave është bërë nga ana e Kosovës.

“Dihet se akumulimi ujor e mbulon një pjesë të vogël edhe të territorin e Serbisë, tek Ribarici. Po edhe tokat e shpronësuara për këtë arrëse janë shpronësuar me para të buxhetit të Kosovës dhe për këtë dokumentacioni duhet të jetë në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës”, thotë Mustafa.

Në fund, ai kërkon nga institucionet e Kosovës që reagojnë me këto argumente.

“Mendoj se institucionet tona qeveritare duhet të reagojnë me këto argumente secilën herë që Vuçiq e te tjerë paraqiten me këto pretendime. Sepse pastaj mos te habitemi nëse këto blofe edhe krijojnë ndonjë efekt të pafavorshëm për ne”, përfundon ai.