Mustafa po e pret thirrjen e Thaçit

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka thënë se akoma nuk kanë pranuar letër nga presidenti Hashim Thaçi rreth çështjes së mandatarit për formimin e Qeverisë së re.

I pyetur se a mund të ketë takim paraprakisht me presidentin Thaçi, Mustafa ka thënë se kjo nuk varet prej tij dhe se po presin thirrjen prej tij.

Reklama e sponzorizuar

“Akoma s’kemi ftesë, kur të thërrasin do t’i përgjigjemi. Dhe të shohim çfarë do të thotë presidenti”, ka thënë Mustafa, raporton Koha.

Lidhja Demokratike e Kosovës në sinkron me presidentin Hashim Thaçi ka ndërmarrë veprime shtesë të hënën, në funksion të formimit të një qeverie të re, pjesë e së cilës nuk është paraparë të jetë subjekti fitues i zgjedhjeve të fundit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV).

Thaçi ka paralajmëruar se do ta anashkalojë Vetëvendosjen dhe kësisoj, pritet që emrin e mandatarit ta marrë nga LDK-ja.