Në Gjermani po bjen numri i infektimeve

Shkalla e të infektuarve me koronavirus në Gjermani vazhdon të bie, thanë zyrtarët shëndetësorë të premten.

Dhjetë njerëz që kanë virusin tani ua kalojnë atë vetëm shtatë personave të rinj.

Reklama e sponzorizuar

Në fillim të marsit, dhjetë njerëz kanë infektuar 30 njerëz të rinj, ndërsa në fillim të prillit 13.

Sipas shifrave zyrtare, në 24 orët e fundit në Gjermani janë regjistruar 3,380 raste të reja pozitive me koronavirus, duke e rritur në 133,830 numrin e përgjithshëm të tyre.

Më shumë se gjysma prej tyre janë shëruar.

Numri i viktimave është rritur në 24-orëshin paraprak për më pak se 300, përkatësisht në 3,868.

Suksesi relativ i Gjermanisë në trajtimin e koronavirusit u është atribuar kryesisht testimeve masive.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka njoftuar të mërkurën se masat e izolimit në Gjermani do të vazhdojnë së paku deri më 3 maj, edhe pse disa biznese të vogla do të rihapen më herët.