Një serb nga Leposaviqi ka vdekur si pasojë e koronavirusit, njoftojnë mediat serbe.
Lajmi është konfirmuar edhe nga shefi i të ashtuquajtur “Zyre për Kosovë e Metohi” në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.
Pacienti ishte i hospitalizuar në Nish, ku ishte bartur nga Mitrovica tri ditë më parë, pasi i ishte përkeqësuar gjendja, raporton KOHA.
Sipas “Kossev”, bëhet fjalë për një burrë i lindur më 1973 në fshatin Brus të Leposaviqit dhe që kishte probleme me veshka.
Deri më tash, disa serbë në veri të Kosovës janë konfirmuar me koronavirus.
Meqë, në komunat serbe sistemi shëndetësor funksionon në kuadër të sistemit paralel, pacientët e prekur me Covid-19, po trajtohen në Nish, derisa mostrat po dërgohen në Kralevë.