Nuk respektuan masat e kufizimit të lëvizjes, policia ndalon 20 persona

Policia e Kosovës ka ndaluar 20 persona gjatë 24 orëve të fundit meqë të njëjtit nuk respektuan vendimin e qeverisë për kufizim të lëvizjes.

Vetëm në komunën e Prizrenit janë ndaluar 14 persona, katër persona në Prishtinë dhe dy në Gjilan.

Më 15 prill Ministria e Shëndetësisë ka vendosur masa të reja për kufizimin e lirisë së lëvizjes, qytetarët lejohen të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm 90 minuta në ditë duke respektuar rregullin me numrin e parafundit të letërnjoftimit.

Reklama e sponzorizuar

Aktualisht në Kosovë, me vendim të qeverisë, janë të mbyllura të gjitha restorantet, dyqanet, lokalet e qendrat tregtare, si masë parandaluese për mos përhapje të koronavirusit.