Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Zvicër i afrohet 1.000-shit

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Zvicër ka mbërritur në 973, bërë të ditur të mërkuren Agjencia zvicerane e Shëndetit Publik, nga 900 sa ishte të marten.

Numri i të infektuarve, raporton Reuters, po ashtu është rritur në 26.336, nga 25.834 sa ishte dje, është bërë e ditur prej kësaj agjencie.