Numri i viktimave vijon të rritet, Franca e Mbretëria e Bashkuar do të zgjasin afatet bllokimit

Franca dhe Britania e Madhe po përgatiten të zgjasin afatet e tyre të bllokimit përtej javës tjetër, pasi vdekjet nga koronavirusi vazhdojnë të rriten.

Presidenti francez Emmanuel Macron pritet të diskutojë shtrirjen e masave në ditët në vijim.

Kjo vjen pasi autoritetet shëndetëosor regjistruan 541 të tjerë vdekje gjatë një periudhe 24-orëshe të Mërkurën, duke e çuar në total në 10,869 vdekje nga virusi. Situata është shqetësuese pasi 7,000 persona të tjerë aktualisht janë duke u trajtuar në njësitë e kujdesit intensiv në spital.

Reklama e sponzorizuar

Ndërkohë, Mbretëria e Bashkuar arriti një record tragjik, duke regjistruar 938 vdekje në një ditë. Në të gjithë vendin kanë humbur jetën 7,097, ndërsa janë konfirmuar pozitivë mbi 60 mijë persona.

Ashtu si Franca, edhe qeveria britanike gjithashtu pritet të zgjasë bllokimin e saj tre-javor të hënën, megjithatë, dihet pak se sa do të zgjasë – ose kur do të shpallet afati i ri – pasi Kryeministri Boris Johnson mbetet nën kujdesin intensive. Ai ka kaluar tre netë në njësinë e kujdesit intesiv në Spitalin St Thomas në Londër dhe gjendja e tij thuhet se po “përmirësohet”./Euronews