Pasojat e Covid-19- Tre milionë gjermanë pritet të mbeten pa punë këtë vit

Ditë më parë, kancelarja Angela Merkel paralajmëroi se Gjermania ndodhet ende në fillim të krizës së Coronavirusit.

Nga një fjalim në Bundestag, ajo u tha deputetëve se, “ne do të jetojmë me këtë virus për një kohë të gjatë”.

“Nuk mund të kthehemi në jetën e përditshme si përpara virusit, por le të qëndrojmë të kujdesshëm gjatë pandemisë”, tha ajo.

Reklama e sponzorizuar

Sipas një raporti të fundit publikuar nga Instituti për Hulumtimin e Tregut të Punës (IAB), deri më tani rreth 520 mijë njerëz kanë mbetur pa punë në Gjermani dhe kjo shifër do të arrijë rreth 3 milionë deri në fund të vitit.

Në studimin e publikuar, IAB tha se pritet që ekonomia e Gjermanisë të zvogëlohet me 8.4 për qind në vitin 2020, si rezultat i pandemisë.

“Ky do të jetë recesioni më i keq që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha IAB.

Por, Volkswagen ka rifilluar punën në fabrikën e saj më të madhe në veri të Gjermanisë.

Kompania njofton se, 8 mijë punëtorë në qytetin e Wolfsburgut filluan punën nën kufizime të forta të higjienës për të frenuar përhapjen e Coronavirusit.