Shefi i grupit parlamentar të PDK-së ka thënë që qëllimi i propozimit ka qenë krijimi i bazës ligjore për t’i ndihmuar mbi 100.000 të punësuar në sektorin privat, që kanë mbetur pa të ardhura.
“Ka qenë qëllimi që të ndihmohen bizneset, të përkrahen komunat e Kosovës në një situatë të jashtëzakonshme, të përkrahen komunitetet joshumicë”, ka thënë Hamza.
Hamza ka shtuar se ky është ligj i veçantë.
“Duke e parë situatën që nuk ka vullnet, ne si GP i PDK-së, duke e ditur që me rezolutë, bazuar në Nenin 56, paragrafi 5, sipas të cilit propozuesi mund ta tërheqë projektligjin, ne e tërheqim, pasi që nuk ka pajtueshmëri që këto projektligje të futen në rend dite”, ka thënë ai.
Seanca e jashtëzakonshme ishte thirrur për të diskutuar propozimin e PDK-së për pako emergjente financiare prej 320 milionë eurosh.
Kryeparlamentarja sqaroi iniciuesit për të disatën herë se në bazë të komentarit nuk mund të futen në votim propozimet e PDK-së.