Të indinjuar me shkarkimin e bordit të Korporatës Energjetike të Kosovës, punëtorët e kësaj korporate kanë paralajmëruar se do të protestojnë pas pak minutash.
Kjo protestë vjen pas shkarkimit, siç thonë ata të padrejtë të anëtarëve të këtij bordi në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovës.
Për këtë ka reaguar Bordi i Drejtorëve të KEK-ut sipas të cilëve ky vendim paraqet ndërhyrje të dhunshme dhe kundërligjore në korporatë dhe si të tillë këtë vendim nuk do ta pranojnë.
Në reagimin e tyre thuhet se do të ndjekin rrugët ligjore dhe se nuk do të përfilli vendime të tilla krejtësisht politike.
Ata e konsiderojnë të turpshëm këtë vendim të qeverisë pasi që sipas tyre nga fillimi kanë qenë të njoftuar me rezultatet e Korporatës. KEK-u është Ndërmarrja Publike më e suksesshme në Kosovë, me rreth 20 milionë euro profit vjetor, me përformancën me të mirë dhe me tejkalimin e të gjitha caqeve dhe parashikimeve.
DOKUMENT :