Qytetarët veç nga 1 orë e gjysmë, por çka thotë vendimi për dyqanet dhe furnizimin

Qytetarët nga kjo e mërkurë e 15 prillit, mund të lëvizin vetëm nga 1 orë e gjysmë.

Kjo e rregulluar përmes numrit të parafundit të letërnjoftimit dhe orarit të publikuar nga ministria e Shëndetësisë

Por, si i rregullon vendimi funksionimin e dyqaneve dhe furnizimin e shpërndarjen e tyre.

Reklama e sponzorizuar

Sipas vendimit “Me dokument konfirmimi nga ATK EDI dhe vetëm për të kryer nevojat e operatorëve ekonomikë apo institucioneve përkatëse, mundësohet qarkullimi i lirë për operatorët ekonomikë dhe institucionet e parapara në listën e bashkangjitur si Aneksi 2 dhe 3 i këtij vendimi dhe transporti i lirë i mallrave dhë shërbimeve për të siguruar funksionimin e zingjirit të furnizimit – si proces që përfshin veprimet nga lënda e parë në prodhim, përpunim e shërbim gjer te transporti i produkteve, shpërndarja dhe shitja te konsumatori i fundit – për veprimtaritë e lejuara sipas Aneksit 2 të këtij vendimi”

Ndërsa, në Aneksin 2, përmenden edhe intervalet kohore të lejimit të lëvizjes së operatorëve ekonomikë, shkruan gazeta inFokus.

Këtu, Dyqanet prej 14 prillit deri më 4 maj orarin e qarkullimit e kanë prej orës 6 të mëngjesit deri në orën 24, ndërsa furnizimi mund të bëhet 24 orë në ditë.