Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka publikuar sot një raport mbi rezistencën e ekonomive në zhvillim ndaj krizës së shkaktuar nga Covid-19. Dy pikat e dobëta të Shqipërisë, që rezultojnë nga ky raport, janë numri i pakët i mjekëve për 100 mijë banorë dhe varësia nga turizmi.
Raporti mat katër tregues:
-rezistencën e sistemit shëndetësor,
– rezistencën ndaj ndërprerjeve të brendshme;
-rezistencën ndaj goditjeve të jashtme;
-hapësirat për politika monetare dhe fiskale.
Në rezistencën e sistemit shëndetësor, Shqipëria renditet në nivel të moderuar sa i përket shpenzimeve të sektorit shëndetësor, së bashku me Kosovën dhe Malin e Zi, ndërsa shtetet e tjera të rajonit e kanë të lartë këtë tregues. Shqipëria renditet dobët dhe sa i përket numrit të mjekëve, së bashku me Kosovën, ndërsa rajoni e ka këtë tregues të moderuar ose të lartë.
Në treguesin tjetër, rezistencën ndaj ndërprerjeve të brendshme, Shqipëria e ka të lartë ndaj goditjeve në tregun e pakicës dhe të moderuar ndaj goditjeve në tregun e punës.
Në rezistencën ndaj goditjeve të jashtme, Shqipëria ka rezistencë ndaj çmimeve të produkteve, zinxhirit global të vlerës dhe remitancave, por është e brishtë ndaj turizmit, të ardhurat e të cilit përbëjnë më shumë se 20% të prodhimit të brendshëm bruto.
Vendi ka hapësirë të moderuar për politikën fiskale, ndërsa ka si avantazh një sistem financiar të fortë.
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) ka kryer një monitorim për të vlerësuar aftësinë, ose ndryshe sesi ekonomitë në zhvillim në rajonet e tij përballojnë ndikimin e pandemisë Covid 19.
Koronavirusi është duke i vendosur sistemet shëndetësore të këtyre vendeve në një vështirësi të paprecedentë, ndërkohë masat e marra, si qëndrimi në shtëpi (karantina) peshojnë në të dyja, oferten dhe kërkesë.
Goditjet e jashmte, përfshirë rënien e çmimit të mallrave, vlerës së prishjes së zinxhirit të furnizimit, si dhe rënies së turizmit dhe të ardhurat nga emigrimi, janë duke komplikuar ndikimin e këtyre masave të brendshme.
Shumë qeveri kanë premtuar mbështetje të fortë financiare për individët dhe bizneset që po përjetojnë humbje të përkohshme të të ardhurave dhe kanë siguruar likudidet shtesë në sistemin financiar. Hapësira fiskale për implementuar këto masa është në varësi të vendeve. /Monitor.al/