Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon po shpreson që Këshilli i Bashkimit Evropian do t’a marrë parasysh vendimin e qeverisë në detyrë të Kosovës për heqjen e tarifave, që t’a jap dritën e gjelbër për liberalizimin e vizave për Kosovën, raporton Gazeta Express.
Eurodeputetja ka shkruar në Twitter se vendimi i kryeministrit në detyrë për heqjen e tarifave është një sinjal i rëndësishëm për bashkëpunim politik në rajon.
“Urime qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti për heqjen e tarifave. Sinjal shumë i rëndësishëm për zhvillim ekonomik dhe për bashkëpunim politik në rajon. Shpresoj që do të vlerësohet nga Këshilli i Bashkimit Evropian për t’i dhënë dritën e gjelbër liberalizimit të vizave”, ka shkruar Von Cramon.
Sot qeveria në detyrë ka marrë vendimin që të heq tarifën 100% ndaj mallrave serbe dhe të fillojë zbatimi gradual të reciprocitetit.
Congratulations to the #Kosova government and its acting Prime Minister @albinkurti for lifting tariffs. Very important signal for economic development and political cooperation in the region. Hope it will be appreciated #EUCouncil give green light to #visaliberalisation #Kosova https://t.co/FDSMrAyejA
— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) April 1, 2020