SHBA-ja shënon numrin më të madh të vdekjeve për një ditë

Numri i të infektuarve me koronavirus në gjithë botën ka kaluar 1-milonëshin të enjten mbrëma, ndërkohë rreth një e katërta e tyre është regjistruar në SHBA.

E sipas raporteve të fundit, në këtë vend në 24 orët e fundit është shënuar numri më i madh i vdekjeve për një ditë në gjitha shtetet e botës.

Sipas AFP-së, në SHBA kanë vdekur 1.169 si pasojë e infektimit me Covid-19. Deri më tash në SHBA kanë vdekur 6.095 persona. Vetëm Italia dhe Spanja kanë shënuar më shumë vdekje, të dyja mbi 10 mijë.

Reklama e sponzorizuar

Në SHBA deri më tash janë 245.373 të infektuar.