Nëntë rastet e reja me koronavirus në Shqipëri, e kanë çuar numrin e të infektuarve në 409. Ministria e Shëndetësisë thotë se rastet e reja janë vetëm në Tiranë dhe Elbasan.
Në 24 orët e fundit janë testuar 234 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 9 raste të reja me COVID-19.
Deri në këto momente janë testuar 3223 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 409 raste.
Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 22 qytetarë, me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor, ndërkaq gjatë 24 orëve të fundit, 11 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 165.