Sot lirohen nga Infektivi katër pacientë të shëruar, një mbetet në gjendje të rëndë

Në klinikën Infektive po marrin trajtim 58 pacientë të prekur me Covid-19, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë të mërkurën.

Sipas MSH-së, 46 pacientë janë në gjendje stabile, 11 me oksigjeno-terapi dhe një në gjende të rëndë.

Ndërkohë, sot do të lirohen katër pacientë që janë shëruar nga koronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 132.

Reklama e sponzorizuar

Deri më tash, raste me koronavirus janë regjistruar 604, kurse kanë vdekur 18 në gjithë vendin.