Stavileci: Nga largimi i taksës kemi 9 milionë euro importe nga Serbia

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci ka dhënë statistika në lidhje me importet nga Serbia dhe Bosnja që nga koha e largimit të tarifës.

Stavileci ka thënë se që nga 1 prilli kur është hequr taksa ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës ka një rritje të importeve nga këto vende por jo në masë shumë të theksuar.

Reklama e sponzorizuar

“Nga ajo periudhë kemi rreth 9 milionë euro importe nga Serbia dhe 660 mijë euro importe nga Bosnja. Nëse krahasohen këto shifra me periudhën paraprake nuk është një import i madh”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës ka folur edhe për gjendjen e doganierit të prekur nga coronavirusi.

“Gjendja e dogianirit nuk është edhe e lehtë por po trajtohet në Klinikën Infektive”.

Stavileci thotë se përderisa njerëzit nuk kanë shumë qarkullim, në Kosovë futen 600 maune në ditë e që sipas tij këto vijnë edhe nga vende shumë të prekura me COVID-19 si Italia apo Spanja.