Të vdekurit nga koronavirusi në New York po varrosen në varre masive

Janë shpërfaqur pamje të një varri masiv në qytetin e New Yorkut, teksa numri i të vdekurve nga koronavirusi në këtë qytet vazhdon të rritet.

Ekipet në rroba mbrojtëse shihen duke i përdorur shkallët për të zbritur në një gropë të madhe, ku janë radhitur arkivolet.

Vendi ku është hapur ky varr është Hart Island. Shteti amerikan i New Yorkut ka më shumë raste të koronavirusit, sesa çdo shtet tjetër i botës, sipas shifrave më të reja, raporton BBC, transmeton KOHA.

Reklama e sponzorizuar

Numri i të infektuarve nga koronavirusi në New York është rritur për 10.000 të enjten, duke shkuar në 159.937, prej të cilëve 7.000 kanë vdekur.

Spanja ka pasur 153.000 raste dhe Italia 143.000, derisa Kina ka raportuar 82.000 raste.