“Termokosi” mbyll sezonin e ngrohjes

Ngrohtorja e Prishtinës “Termokos”, sonte do të ndalë nxehjen për banorët e kryeqytetit.

Vendimi për përfundim të sezonit është marrë sot, meqë sipas drejtuesve të “Termokosit”, nga nesër pritet ngritje e temperaturave.

“Kemi marrë vendim, që me sonte të përfundohet sezoni, bazuar në Ligjin e ngrohjes. Temperaturat nga nesër ngrihen deri në 20 gradë Celsius”, ka thënë për KOHËN, Arsim Fetahu, kryeshef i “Termokosit”.

Reklama e sponzorizuar