Ujkani: Reciprociteti është më i komplikuar sesa taksa

Drejtori Ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropian, Emrush Ujkani, tha qeveria në detyrë po shkon sipas planit që e ka pasur me heqjen e tarifës dhe vendosjen e reciprocitetit me Serbinë.

“Reciprociteti është më i komplikuar sesa tarifa, Kosova me reciprocitet në aspektin parimor e vendos atë bënë pozicion të barabartë me Serbinë”, tha Ujkani sot në një intervistë për RTK.

Silas tij reciprociteti bazohet në marrëveshjet ndërkombëtare.

Reklama e sponzorizuar

“Parimi i reciprociteti është bazuar në të drejtën ndërkombëtare. Ky vendimi i fundit bazohet tek OBT”, theksoi ai.

Sipas tij ky parim nuk është shpikur nga qeveria e Kosovës.