Zv.ministri Kryeziu: Kosova po koordinohet për fondet e BE-së, presim lajme të mira për vizat!

Zëvendës ministri i Integrimeve Evropiane, Taulant Kryeziu ka thënë se qytetarët janë duke ndihmuar në parandalimin e pandemisë me qëndrimin në shtëpi dhe respektimin e vendimeve të Qeverisë, institucionet duhet të sigurojnë funksionimin sa më normal të shtetit.

Sipas tij, Kosova është me fat që ka shërbyes profesional civil në Ministrinë e Integrimit Evropian, i cili pas kthimit të ligjshmërisë në këtë institucion mund të vazhdojë performancen shembullore të tij.

“Tani e gjithë vëmendja është në koordinimin e fondeve të BE-së dhe donatorëve në kuadër të luftimit të pandemisë COVID19 dhe informimi i vendeve anëtare me reforma të iniciuara në fushën e sundimit të ligjit që janë parakush për një vendimmarrje pozitive për liberalizimin e vizave, dhe vazhdimin e reformave të Marrëveshjes Stabilizim Asociimit”, ka shkruar ai.

Reklama e sponzorizuar