Zyrtarja e Lëvizjes Vetëvendosje (LV-së), Albulena Haxhiu, ka thënë se momentalisht nuk ka vendim për protesta nga LV-ja. Haxhiu ka thënë se ka një shqetësim të madh të qytetarëve për situatën aktuale politike. “Mua për herë të parë më ka ndodhur që të më shkruajnë në rrjete sociale, në ‘Viber’, ‘Skype’ aq shumë qytetarë që të më shprehin shqetësimin e madh për situatën aktuale politike”, ka treguar ajo.
Zyrtarja e Vetëvendosjes ka thënë se nuk mund të paragjykojë se si mund të rrjedhin gjërat sa iu përket protestave, por momentalisht s’ka vendim.
“Aktualisht Vetëvendosja nuk ka vendosur për ndonjë organizim. Vendimi për protesta merret në organet e Vetëvendosjes”, ka thënë Haxhiu në RTV Dukagjin.
Ajo ka thënë se personalisht mendon se shëndeti i qytetarëve është shumë i rëndësishëm në këto ditë. “Por edhe është shumë e rëndësishme që qytetarët ta shprehin kundërshtimin e tyre sepse ka shtete që edhe në kohë pandemie, qytetarët e tyre shprehin pakënaqësi”, ka thënë Albulena Haxhiu.