COVID-19, udhëtarët mund të humbasin të drejtën e kthimit të parave

Miliona njerëz mund të humbasin të drejtën për kompensim nëse fluturimet e tyre anulohen pasi BE është duke menduar për të ndryshuar të drejtat për udhëtarët duke i detyruar ata që të pranojnë kuponë.

Disa vendet anëtarë të Bashkimit Europian i kanë kërkuar Komisionit Europian të pezullojë të drejtat e pasagjerëve për një kompensim të plotë, si pjesë e një lëvizje për të ndihmuar industrinë e goditur rëndë nga kriza e koronavirusit.

Grupi i vendeve, të udhëhequra nga Franca, Irlanda, Holanda dhe Portugalia nxorrën një deklaratë për përbashkët ku kërkohej një amendim i përkohshëm i ligjit të konsumatorëve pasi kompanitë ajrore vijojnë të përballen me kosto të mëdha, ku qindra avionë kanë mbetur në aeroporte për shkak të pandemisë.

Reklama e sponzorizuar

“Mundësia që linjat ajrore të lëshojnë kuponë në vend të kthimit të parave do të ishte një zgjidhje në këto kohë mungese likuiditeti”, shkruhet në deklaratë.