Dy pacientë me koronavirus në gjendje më të rëndë

Dy nga 12 pacientët me koronavirus që janë të hospitalizuar në Klinikën Infektive, janë në gjendje më të rëndë, ka bërë të ditur Qendra Klinike Universitare e Kosovës, në njoftimin për 15 maj.

Sipas njoftimit, nga këta 12 pacientë, tetë raste janë në gjendje stabile, ndërsa katër janë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, prej të cilëve dy janë në gjendje më të rënduar dhe janë duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike.

Në total, në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar 22 raste.

Reklama e sponzorizuar

Në Kosovë, deri tash janë regjistruar 945 raste me Covid-19. 690 prej tyre janë shëruar e 29 persona kanë vdekur.