Ende nuk dihet burimi i infeksionit me Covid-19 në Mitrovicën e Jugut

Në Mitrovicën e Jugut deri më tani janë 13 persona të cilët janë infektuar me Covid 19.  Gjendja shëndetësore e tyre sipas drejtoreshës së Shëndetësisë, në këtë komunë Erseka Hasanaj-Baranit, është stabile.

Në një lidhje direkte për Gazetën Epxress, Barani ka dhënë detaje rreth gjendjes me Covid 19 atje.

Reklama e sponzorizuar

“Momntalisht kemi 13 persona tashmë të konfirmuar pozitiv me Covid 19. Prej tyre vetëm një person e kemi të hostipalizuar në Infektivën e QKUK’së. Të tjerët janë karantinuar në shtëpi. Momentalisht Instituti është ende duke hulumtuar burimin e infeksionit. Mirëpo të infektuarit vijnë nga fshati i njejtë i Mitrovicës. Të gjithë të testuarit që kanë qenë pjesë e supermarketit kanë rezultuar negativ”, thotë Barani.