Në Kosovë po flitet të sanohen pasojat e koronavirusit por krahas kësaj akses i veçantë duhet t`i kushtohet sektorit privat, sepse është bartës i zhvillimit të sektorit ekonomik por edhe proceseve sociale.
Kështu vlerëson njohësi i çështjeve ekonomike në vend, Safet Gërxhaliu i cila tha për RTK se Qeveria duhet të punoj në sanimin e pasojave të koronarusit në sektorin privat dhe vëmendje duhet t’i kushtohet në situatën aktuale edhe në ndërmarrjet publike.
“Është e vërtetë që në Kosovë flitet për të sanuar pasojat e koronavirusit, mirëpo aksent i veçantë i kushtohet sektorit privat, sepse sektori privat është bartës i sekotorit ekonomik por edhe proceseve sociale. Por në këtë drejtim me të vërtetë Qeveria duhet të punoj në dy fronte krahas sanimit të pasojave në sektorin privat duhet të ketë një vëmendje në situatën aktuale në ndërmarrjet publike. Jemi dëshmitar të asaj që në të kaluar këto ndërmarrje i kanë përcjellë një situatë jo fort e analizuar sa i përket punësimit, sa i përket performancës sepse kanë qenë të politizuara dhe një stërngarkim me të punësuar, një politizim i skajshëm e ka bërë një mbingarkim edhe në aspektin e punëtorëve por edhe në mungesë të transparencës” tha Gërxhaliu.
Gërxhaliu poashtu tha se koronavirusi ose kjo pandemi e ka zhveshur këtë realitet dhe bazuar në aktualitetin politik këto ndërmarrje duhet të jenë në shënjestër dhe duhet ballafaquar me sfida të shumta, qoftë në performancë apo edhe në mbulim të pagave për punëtor dhe obligime të tyre ngaj shtetit.
Ai poashtu tha se këto ndërmarrje kanë numër të madh të të punësuarve, kanë obligim të lartë social prandaj duhet kujdes që këto ndërmarrje të jenë në funksion të zhvillimit ekonomik dhe jo të jenë barrë e shtetit.
“Besoj që krahas sektorit privat duhet të kemi një vëmendje të veçantë për këto ndeërmarrje sepse e dimë që këto ndërmarrje kanë një numër bukur të madh të punësuarve, kanë një obligim shumë të lartë social, prandaj duhet të kemi kujdes që këto ndërmarrje të jenë në funksion të zhvillimit ekonomik dhe jo të jenë barrë e shtetit. Aktualisht nëse analizohet politizimi i Covid-19 e shihni politizimin e aktualitetit kosovar ka ndodhë që këto ndërmarrje të binë edhe viktimë e një politizimi të tillë që do të jetë një barrë shtesë për aspektin social në Kosovë. Prandaj, duhet krahas sektorit privat të kemi kujdes me çasje rreth ndërmarrjeve publike, si shtylla të funksionimit të shtetit dhe zhvillimit ekonomik”, tha në fund Gërxhaliu për RTK-në.