Një grua është gjetur e vdekur në Mitrovicë. Policia njofton se viktima është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion.